Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 74 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M i moshës 44 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse apo heqje e patentë shoferit.
Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Në po të njejtën rrugë, policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet E.S i moshës 22 vjeçar i cili shkatoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 82 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.
Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse apo heqje e patentë shoferit.
Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar.
Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...