Policia e Kosovës ka ndaluar një 28 vjeçar në magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të pikës së karburantit ” Ballkani Petrol” pasi që i njëjti ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.
Sipas policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, shkruan Arbresh.info.
Më tej policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...