Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit mars 2024

14:45 | 2 Prill 2024
R J

Gjatë muajit mars -2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5551 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 112 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë,  1798 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 613 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 406  gjoba

Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 206 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 192 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 148 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 49 gjoba

– Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore, 17 gjoba

– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 9 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 5 gjoba
– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2101 gjoba/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme