Shkeljet e shumëta të të dhënave personale gjatë fushatave zgjedhore kanë bërë që Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të krijoj një udhëzues që i shërben ndërgjegjësimit të subjekteve politike që të bëjnë fushatë pa shkelur të dhënat personale të qytetarëve.
Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Jeton Arifi, Drejtor për Mardhënie me Publikun në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tha se të dhënat personale janë të mbrojtura me ligj.
Ai ka thënë se gjatë fushatave të kaluara ka pasur shkelje serioze të të dhënave personale.
“Këtë vit kemi vendosur që para lansimit të fushatës zgjedhore të prodhojmë një dpokument udhëzues që do tu shërbente subjekteve që fushatën ta bëjnë sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Arifi.
Ai ka thënë se shkelja bëhet kryesisht kur qytetarëve iu drejtohen mesazhe telefonike ndonëse për këtë nuk kanë pëlqimin e qytetarit.
Sipas Arifit, forma e ligjshme i mundëson qytetarit që të ç’regjistrohet nga porosi të tilla, përmes një teksti në fund të mesazhit.
Ai ka shtuar se privatësia e qytetarit është një e drejtë thelbësore dhe nuk mund të shkilet dhe se për shkelje të tilla parashihen edhe gjoba. Arifi tha se një dokument i tillë është krijuar si rezultat i ankesave të bëra.
“Numri i madh i ankesave është një indikator i fuqishëm se qytetarët janë vetëdijësuar”, ka thënë drejtori i Informacinit, Jeton Arifi.
Pas ankesës, sipas tij, bëhen kontrolle dhe Agjencia verifikon se cila palë e ka bërë shkeljen duke u servuar të dhënat cenuese qytetarit. “Jemi marrë me shkelësit e drejtpërdrejt”, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se Agjencia është autoriteti i vetëm i mandatuar për mbrojtjen e të dhënave të qytetarit. “Ne kemi të drejt edhe të konfiskojmë paisje teknologjike për të verifikuar shkeljen”, ka thënë ai, duke bërë me dije se kanë edhe memorandume bashkëpunimi dhe ka pasur edhe raste gjobitjesh në gjykata për shkelje të të dhënave personale. Dënimet, sipas tij, variojnë prej shkeljes.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...