Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Inspekcionin e Komunës së Prishtinës kanë filluar sot një plan operativ për kontrollim të shtuar të taksive ilegalë.
Sipas NJRKRr-së, plani operativ për taksitë ilegalë do të zbatohet në të gjithë regjionin e Prishtinës, por edhe më gjerë.
“Qëllimi i planit është vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e rregullave të komunikacionit, ndërmarrja e masave preventive dhe atyre të ndëshkimit, dhe ndërmarrja e masave të nevojshme policore bazuar në ligje dhe udhëzime ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Policisë.
NJRKRr ka thënë për kallxo.com se gjobat për taksi ilegal janë paraparë prej 100 deri 800 euro.
“Ligji e parasheh se gjobat për taksi ilegal janë prej 100-800 euro, ashtu që fletëparaqitja së bashku me procesverbal të përpiluar nga inspektori i Komunës i paraqiten Gjykatës – Departamentit për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e NJRKRr-së.
Por, përveç gjobës, për taksitë ilegalë ndërmerren edhe masa të tjera, si shkyqja e veturës nga komunikacioni për një kohë të caktuar deri në pesë ditë.
Plani i cili ka filluar të zbatohet sot do të vazhdojë deri në vlerësimin e ardhshëm nga NJRKRr dhe inspektorët komunalë.
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve