Vazhdimi i seancës themeltare të Kuvendit të Kosovës ishte thirrur sot për në orën 11:00.
Por pas mungesës së deputetëve të koalicionit PAN (PDK, AAK, Nisma), u kërkua që seanca të vazhdonte në orën 14:00, shkruan portali arbresh.info
“Ne në Kuvend jemi, ishim në një mbledhje paraprakisht, tash po shkojmë në sallën e Kuvendit, ku presim të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe do të vazhdojmë pastaj me mandatarin për qeveri sot ose nesër kryhet edhe kjo puna e qeverisë”, u shpreh Hajdar Beqa nga PDK për arbresh.info
Në orën 14:00 ashtu edhe siç pritej arritën gjithsej 114 deputetë, ku u krijua kuorumi i nevojshëm për të votuar kryetarin dhe nënkryetarët.
Me 62 vota pro dhe 52 kundër Kadri Veseli u zgjodh sërish në krye të Parlamentit, si dhe u votuan edhe pesë nënkryetarët e rinj, Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala, Mubera Sinik dhe Slavko Simiq.
Me t’u ulur Kadri Veseli në vendin e tij në krye të Kuvendit, nisën të dalin nga salla plenare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Falemnderit për besimin. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të përpiqem ta pasqyroj vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare. Dalshim faqebardhë”, tha Veseli pas zgjedhjes në krye të Kuvendit.
Ndërkohë në hollin e Kuvendit, deputeti nga Nisma, Milaim Zeka tha se pas zgjedhjeve lokale edhe LDK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë.
“Pas zgjedhjeve lokale shpresojmë të ketë riformatim të qeverisë dhe LDK të na bashkohet”, ka deklaruar Zeka.
Seanca e radhës për mandatimin e Ramush Haradinajt për kryeministër do të mbahet të shtunën me datën 9 shtator./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...