Sot njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU kanë arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq, shkruan portali arbresh.info.
Ishin elitarët e policisë ata që hynë me shok-bomba aty ku Gjuriq po fshihej në mesin e pjesëmarrësve në Mitrovicën e Veriut.
Me kokë të ulur dhe nën pranga ai u fut në makinën e policisë, që përcillej nga disa autoblinda.
Pas kësaj presidenti serb Aleksandar Vucic thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Shumë shpejt Marko Gjuriq u soll në Prishtinë në stacionin “Qendra” ku dhjetëra qytetarë kishin dalë jashtë për të parë këtë moment. Nën brohorimat e tyre Gjuriq u fut në stacion.
Pas disa minutave ai u lirua në procedurë të rregullt dhe u nis drejt dëbimit përmes pikëkalimit kufitar të Merdares, ku u prit nga përcjellës atje.
Të menjëhershme ishin reagimet e krerëve të shtetit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli tha se Policia e Kosovës veproi sipas ligjit.
“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, tha ai.
“Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë. Policia e Kosovës është e përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj.
Kurse kryeparlamentari Kadri Veseli përdori një gjuhë të cilën e marrin vesh në Serbi. Ai tha se nuk do të tolerohen provokimet, dhe se Serbia duhet ta dijë që Kosova ka zot shtëpie.
“Shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë. Republika e Kosovës nuk lejon asnjë provokim dhe Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie. Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë”, është shprehur Veseli.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit.
“Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.
Kurse reagimet në Serbi ishin ashtu siç pritej.
Ata akuzuan Policinë e Kosovës duke i quajtur terroristë e që për të arrestuar dikë duhet që Kosova të jetë shtete, kinse nuk është.
Sipas sekretarit të përgjithshëm serb Nikola Selakovic ky veprim është një akt skandaloz i terrorizimit të popullit duarthatë, siç ka thënë ai.
“Situata që po ndodh aktualisht në veri të Kosovës është një përpjekje për të zënë edhe atë pjesë të territorit tonë, pasi shqiptarët pushtuan pjesën më të madhe të pjesëve jugore të Kosovës në vitet e mëparshme dhe tani ata filluan të “rriteshin” në veri”, tha analisti politik Dragomir Andjelkoviç.
Kurse deputeti Miroslav Lazanjski ka thënë se ky veprim i autoriteteve të Prishtinës zyrtare nuk mund të planifikohej pa mbështetjen e pushtetit perëndimor.
“Situata e sotme në autoritetet e Kosovës në Prishtinë nuk mund të planifikonte veten pa konsultime dhe mbështetje të qendrave të pushtetit perëndimor”, tha deputeti dhe gazetari Miroslav Lazanjski.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë e nevojshme në mënyrë që situata në teren në Kosovë të mos eskalojë më shumë.
“Të gjitha çështjet e shqetësimit të dyanshëm duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është synimi përfundimtar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësja Maja Kocijançiç./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut