Gjithçka nis nga e para

21:26 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Milani është i gatshëm që t’i rifillojë bisedimet për rinovimin e kontratës së Gianluigi Donnarummas, vetëm disa ditë pasi portieri deklaroi se nuk do ta nënshkruajë atë.

18-vjeçari ka qenë në bisedime me Rossonerët që nga muaji shkurt, mirëpo në javën e kaluar klubi njoftoi se talenti italian e ka refuzuar ofertën e tyre.

Duke qenë se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm, Milani duhet ta shesë që të përfitojë nga ai.

Megjithatë, Sky bën të ditur se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola, do të takohet me drejtorin Marco Fassone në ditët në vijim.

Po ashtu, përfaqësues të Milanit pritet të bisedojnë edhe me familjarët e portierit për ta bindur të qëndrojë në San Siro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme