Gjithçka ndodhi shkaku i një gjobe për kundërvajtje, policia jep detaje të reja rreth incidentit në Skenderaj

11:04 | 4 Korrik 2022
A. B.

Dy zyrtarë policorë janë plagosur gjatë orarit të punë në Skenderaj, dyshimet janë se shkak është bërë shqiptimi i një gjobe trafiku.

Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku dyshohet se djali e vëllai i ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, sulmuan zyrtarët policorë.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Bazuar në raportin 24 orësh të policisë për rastin janë arrestuar dy persona e dy të tjerë janë liruar.

“Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Duhet theksuar se djali dhe vëllau i Nuredin Lushtakut janë dorëzuar mbrëmë në polici. /arbresh.info/

lexo edhe:

Konfirmohet plagosja e dy policëve në Skenderaj, arrestohen dy persona

Konfirmohet plagosja e dy policëve në Skenderaj, arrestohen dy persona

 

Incidenti në Skenderaj, reagon Sindikata e Policisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme