Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

10:53 | 20 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë arritur në Kosovë.

Ku pas pak do të mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 11;00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Ndryshe, kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor te vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë./Arbresh.info/

Të ngjashme