Tashmë kemi hyrë në muajt kritik të dimrit ku temperaturat kanë filluar të ulen nën zero gradë dhe ato që përkeqësohen dhe sjellin rrezik për qytetarët, posaçërisht për vozitësit janë rrugët me ngrica.
Masat që të mos ketë ndonjë rrezik gjatë kësaj kohe për vozitësit por edhe për këmbësorët, Ministria e Infrastrukturës thotë se tashmë i ka marrë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info këshilltari për media i ministrit, Argjend Zejnaj, i cili ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i përballuar situatat që mund të sjellë dimri.
‘Tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe kompanitë janë furnizuar me të gjitha gjërat ligjistike të nevojshme për t’i bërë ballë çdo situate që mund të sjellë dimri dhe të reshurat e tij, apo edhe ngricat. Jemi në mbikëqyrje (inspektim) të rreptë për të vërtetuar që secili do të kryej detyrën e tij. Ne tashme kemi themeluar edhe Komitetin e Emergjencave të Ministrisë së Infrastrukturës i cili do të jetë në kontakt me Policinë e Kosovës, FSK’në dhe Agjencinë e Emergjencave të Kosovës, për ta kaluar sa ma lehtë dhe me sa më pak pasoja stinën e dimrit, është shprehur Zejnaj.
Ai ka thënë se përveç në disa vende malore të larta, në përgjithësi të gjitha rrugët që mbikëqyr Ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme dhe mirëmbahen edhe kur ka ulje të temperaturave në minus.
“Përveç në disa vende malore të larta ku ka erodime të gurëve dhe dheut thuajse në përditshmëri, e ku ndërhyhet më shpejtësinë me të madhe për të rikthyer situatën normale, përgjithësisht rrugët që i mbikëqyrim ne si Ministri e Infrastrukturës janë të kalueshme dhe mirëmbahen për të qëndruar të tilla edhe kur ka të reshura të pandalshme por edhe kur kemi temperaturë në minus gradë dhe mund të ketë ngrica”, ka thënë ai.
Por Zejnaj ka sqaruar se problematikë për rrugët në Kosovë vazhdon të jetë ndriçimi dhe sinjalistika, duke shtuar se planifikojnë që në vitin që vjen të investojnë në këtë drejtim.
“Problematika që vazhdon të jetë është ajo e ndriçimit dhe sinjalistikës, ne me të marrë detyrën kemi nisur procedurat ligjore dhe në vitin 2018 do të fillojnë investimet me të mëdha të para ndonjëherë që këto çështje të gjejnë zgjidhje. Viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe standardeve në trafik, nuk do të lejojmë lëshime çfarë kanë ndodhur më herët. Kur të ndërtohen rrugët do të bëhen me të gjitha elementet përcjellëse, qoftë të sinjalistikës vertikale, horizontale, por edhe të ndriçimit të tyre”, ka treguar Zejnaj.
Ai ka treguar se në rast se ka vetëm të reshura të vazhdueshme por jo temperatura që shkaktojnë ngrica bëhet vetëm pastrimi i rrugëve vetëm ndërkaq në rastet kur temperaturat janë në minus dhe rrugët me ujë atëherë ndërhyhet me kripë.
Deri tani në Kosovë, pavarësisht se është fundi i muajit dhjetor, nuk ka pasur reshje të mëdha të borës dhe temperatura shumë të ulëta./R.Rexhepi/arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...