Opinionisti, Rron Gjinovci, ka thënë në T7 se nuk e di nëse nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e kupton frazën “pushtet absolut”.
Agim Veliu e publikoi një reagim ndaj ofertës së VV’së duke e quajtur atë nënçmuese për LDK’në dhe shkëputje nga e kaluara euroatlantike dhe europiane e saj.
“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka thënë Veliu.
Ndërkohë Gjinovci duke komentuar në studio shkrimin e tij ka thënë se nuk e di nëse Veliu e kupton frazën që e ka shkruar.
“Cka ka dashur të thotë me shkëputje nga e kaluara euroatlantike. Mendoj që Veliu nuk e di kuptimin e frazës “pushtet absolut”, ka thënë Gjinovci.
“Pushtet absolut nuk është 6 me 5 ministri për LDK’në apo as 6 me 4. Pushtet absolut është kur VV’ja kontrollon gjitha ministritë dhe institucionet”
“Nuk po mund ta kuptoj se si një kryetar i komunës ka një pushtet kaq të madh dhe përgjegjësi në jetën e qytetarëve të Kosovës. Mos me e ditë se cka po shkruan është e papranueshme”.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...