Njohësi i çështjeve politike, Rron Gjinovci, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërprejë çdo bashkëpunim me Francën dhe ta dëbojë ambasadorin francez nga Kosova.
Gjinovci këto deklarime i bëri pas raportimeve të REL-it për kushtëzim të Francës për liberalizimin e vizvae me funksionalizimin e ETIAS.
“Kushti i Francës e bon t’pamundshëm liberalizimin për ni kohë t’gjatë. Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, ka shkruar ai.
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është raportuar se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...