Kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka quajtur grusht të rëndë kundër shtetit, vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për ashpërsimin e masave për mbrojtje kundër koronavirusit.
Gjini përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ky vendim përbën tentim shkatërrim të rendit kushtetues, vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit me dhunë.
“Në të njejtën kohë, kufizimi i këtillë i lëvizjes do të krijojë tollovi deri të mërkurën dhe pa asnjë dilemë do ta shumëfishojë numrin e të infektuarve. Në emër të mbrojtjes nga Covid 19, qeveria e shkarkuar po uzurpon pushtet dhe po e shumëfishon rrezikun nga infektimi”, ka shkruar Gjini./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Vendimi i sotëm i qeverisë është grusht i rëndë kundër shtetit tonë.
Ky vendim përbën tentim shkatërrim të rendit kushtetues, vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit me dhunë.
Në të njejtën kohë, kufizimi i këtillë i lëvizjes do të krijojë tollovi deri të mërkurën dhe pa asnjë dilemë do ta shumëfishojë numrin e të infektuarve.
Në emër të mbrojtjes nga Covid 19, qeveria e shkarkuar po uzurpon pushtet dhe po e shumëfishon rrezikun nga infektimi.
Poashtu, sonte kryetarët e komunave kanë komunikuar mes vete dhe shumica e kanë konfirmuar se nuk jane pyetur fare për këto masa.
Kjo do të thotë se përveq tjerash qeveria edhe po gënjen.
Kuvendi duhet t’i marrë punët në duar urgjentisht sepse këta nuk janë fare në mend.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...