Google ADS

Gjini thumbon humbësit

00:34 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dalë të jetë fitues në balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Gjini ka fituar 53.95 përqind të votave, duke lënë pas kandidaten Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, me vetëm 46.51 përqind.

Nga rezultati i këtij balotazhi, AAK del të jetë fituese në shtatë komuna, ndërsa Gjini është shprehur i lumtur për rezultatet.

Në një shkrim në Facebook, Gjini madje ka theksuar se ndjen përgjegjësi për katër vitet që vijnë dhe se mesazhi i tij kryesor gjatë kësaj fushate ka qenë bashkimi i njerëzve, dhe se kjo ide do t’i prijë gjatë katër viteve të ardhshme.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Gjakovës,
Urime zgjedhjet!
Po aq sa jam i lumtur dhe i gëzuar që kam marrur besimin tuaj, aq ndjej edhe përgjegjësi për katër vitet qe vijnë, që nga ky qast.
Mesazhi im kryesor gjatë kësaj fushate ka qenë bashkimi i njerezve, kjo ide do të më prijë gjatë katër viteve.
I falenderojë të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e Aleancës, keni qenë të mrekullueshëm.
I falenderojë edhe mbështetesit nga PDK, PSHDK dhe Nisma.
Qytetarët e Gjakovës kanë treguar se e mbështesin vizionin tonë për bashkim.
Në të njejtën kohë, gjithë atyre që sonte ndihen humbës ju premtoj se krejt çka kanë humbur është një garë politike.
Unë dhe gjithë kolegët e mi do të kujdesemi që asnjë qytetar i Gjakovës të mos jetë humbës por të gjithë fitues!
Sinqerisht i juaji,
Ardian Gjini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme