Gjini: Qeverisja e Kusari-Lilës e ka mbytur Gjakovën në borxhe

21:19 | 16 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka adresuar kritika për borxhin komunal në drejtim të kryetares aktuale të Gjakovës, njëherësh kandidate e Alternativës për edhe një mandat në krye të qytetit, Mimoza Kusari-Lila.

Gjini ka thënë në një debat televiziv zgjedhor në RTV21 se qeverisja e fundit e ka mbytur Gjakovën në borxhe.

“Sot komuna e Gjakovës ka ma shumë borxh se sa ka pasë para katër viteve”, ka deklaruar Gjini.

“2 milionë e 500 mijë euro janë borxh expropriime dhe komunali pa hy në projekte për të cilat po mbesin borxh”, është shprehur ai.

Këto pretendime i mohoi kategorikisht, Kusari-Lila duke thënë se Gjini nuk po di t’i deshifrojë dokumentet me shifra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme