Nënkryetari i AAK-së që është edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se protestat nuk mund të cenojnë rendin kushtetues.
Gjini në RTV Dukagjini ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën.
“Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se ky vendim duhet të respektohet pasi është institucioni i instancës së fundit që respekton kushtetutën.
“Do ta kemi një qeveri. Nuk mund të them kohën se kur, por mund të them se njerëzit që do të jenë pjesë e asaj qeverie do të jenë në krye të detyrës”.
Gjini thotë se edhe në vendimin e vitit 2014 ka pasur reagime të shumta por thotë se në fund është pranuar.
“Ne e kemi pranuar pasi alfa e para e ndërtimit të shtetit është që të pranohen vendimet e gjykatave. Në këtë rast është në pyetje vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.
Nënkryetari i AAK-së thotë se partitë mund të protestojnë por sipas tij formimi i qeverisë nuk mund të ndalet.
“Demokracia në Kosovë nuk mund të ndalet. As sundimi i ligjit nuk mund të ndalet. Po ashtu edhe krijimi i qeverisë nuk mund të ndalet. E drejta e protestës askujt nuk mund t’i ndalet në Kosovë”.
Gjini thotë se protestat nuk mund ta cenojnë rendin kushtetues.
“Vendimi është marrë nga instanca e fundit kushtetuese”, tha ndër të tjera Ardian Gjini.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...