Kandidati i AAK-së për të kryetar të Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, po përdor veturën zyrtare dhe zyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës për fushatë zgjedhore, transmeton arbresh.info.
“Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e përdor veturën zyrtare dhe zyrën e kryetarit të komunës për fushatë”, ka thënë Gjini.
Ai ka thënë se Kusari-Lila përveç shkeljes së ligjit sipas tij ajo po tregon edhe kulturën institucionale që ka ndërtuar gjatë këtyre katër viteve.
Postimi i plotë:
Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e përdor veturen zyrtare dhe zyren e kryetarit të komunës për fushatë.
Zyrtarët komunal që po e lejojnë një person civil t’i përdorë asetet publike po e shkelin rëndë ligjin dhe do të përballen me të.
Ndërsa ish kryetarja jo vetëm se po e shkel ligjin por edhe po tregon se çfarë kulture institucionale ka ndërtuar për katër vite.
Kësi abuzimi ende nuk kam parë.
jini
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...