Gjini: Këmbëngulja për taksën nuk na prish me ndërkombëtarët, edhe Ibrahim Rugova rezistonte kështu

23:02 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë më të mirën e mundshme sa i përket çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

”Kur e ka marrë detyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj – ka qenë një situatë me presion të jashtëzakonshëm nga bashkësia ndërkombëtare, është kushtëzu edhe liberalizimi i vizave për Demarkacionin”.

”Ajo çka ka nxjerrë Ramush Haradinaj atë kohë, ka qenë maksimumi i asaj çka do duhej të nxirrej për Demarkacion mes presidentëve. Nuk mund të akuzohet Ramush Haradinaj për ratifikim të Demarkacionit sepse asaj deklarate ia ka bashkuar edhe atë të dy presidentëve”.

”Edhe pak kohë e prapë mbahet konferenca vjetore e INTERPOL-it, nëse Kosova e ka mbajtë taksën për 1 vjet pas skandalizimit së Serbisë. Kosova duhet të aplikojë prapë. Nuk ka nevojë me gjetë mënyra elegante me dalë prej taksës. Kur është vendos taksa e ka thënë se SHBA na thërrasin në një konferencë në të cilën vendosin për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, atëherë ne thamë menjëherë e suspendojmë taksën”.

Gjini nga Zona Zgjedhore theksoi që marrëveshja mes dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Malit të Zi për Demarkacionin, është pakt i marrëdhënieve ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

”Këto që i ka thënë Ramush Haradinaj kanë qenë edhe në momentin kur është vendos taksa. Marrëveshja mes presidentëve është pakt i marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo është pjesa e rëndësishme si letër për korigjimin. Kjo marrëveshje, ky nënshkrim Kosovës ia jep një dorë më të lartë për tu marrë vesh”.

Mes tjerash Gjini foli edhe për vendimin e taksës dhe këmbënguljen ndaj heqjes së saj duke përmendur Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, njofton Klan Kosova

”Është natyrë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që presioni depërton aty ku është më butë. Nuk prishet Kosova me bashkësinë ndërkombëtare nëse ngul këmbë për të mos e hequr taksën. Ka pasur situata që duhet me i përmend në të cilat është gjendur Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Edhe atij i kanë thënë për të hequr dorë nga disa çështje se prishej partneriteti, por ai nuk ka hequr dorë”.

”Ka shumë vija të komunikimeve në shtet. Ne nuk mund të heqim dorë nga e drejta jonë për të mos ja lënë në dorë tregun Serbisë, sepse ajo sillet në mënyrën më brutale të mundshme. Taksa është një nga levat tepër të rralla që ne e kemi në dorë. Si me heq na dorë nga levat tona edhe pasi kemi shku në bisedime”. Kanë dalë e kanë thënë se po hiqet Bondsteel e pas disa ditëve ambasadori amerikan ka dalë e kanë thënë se nuk hiqet. Droja këtu po krijohet,as në Paris as në Washingon as në Berlin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme