Gjini i propozon Thaçit t’ia qesë këtë kusht Vuçiqit

22:25 | 6 Mars 2019
L G

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’ia vendosë një kusht homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, para vazhdimit të dialogut me të.

Gjini ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi duhet ta kushtëzojë bisedimin me Vuçiqin, me një kërkimfalje të tij.

“Nëse Vuçiq nuk del të kërkojë falje, që ka thënë në Kosovë se Millosheviq është lider i madh, dhe që Serbia i ka vrarë fëmijët e vet në ‘Panda’”…, Thaçi s’duhet të bisedojë me të, ka vlerësuar nënkryetari i AAK’së.

Gjini i ka sugjeruar Thaçit që t’i kërkojë Vuçiqit të dalë të kërkojë falje “në Beograd, në konferencë për shtyp”.

Sipas Gjinit, Kosova s’duhet të përfshihet në bisedime me Serbinë “nëse nuk ka garanci minimale që nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme