Gjini: AAK do të votojë për Ushtrinë

21:57 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Ardian Gjini, Nënkryetar i këtij subjekti partiak, në Zona B të Klan Kosovës tha se pavarësisht se SHBA-të nuk janë deklaruar se e mbështetin plotësisht formimin e ushtrisë, AAK do ta votojë ligjin nëse ai një ditë vihet në Kuvend.

”Nuk ka logjikë, as nder e as të ardhme për të punuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën po flas nga Aleanca, sepse e kemi një partner të bekuar”.

”Se a do të ndodh transformimi i FSK-së këtë vit, ambasadori ka thënë se Po. Kjo është inkurajuese”.

”Nëse Qeveria e sjell projektligjin për transformimin e FSK-së në Kuvend, AAK e voton, pikë. Sikur ne të ishim në pushtet do ta bënin këtë gjë më herët”.

”Ne nuk i dalim kundër një projektligji që sjell transformimin e FSK-së”.

”Nëse në Kuvend të Kosovës vjen një projektligj që transferon FSKnë ne nuk kemi një variant tjetër përvec ta votojmë”.

”Të gjitha rolet, përgjegjësitë janë të ndryshme. Nuk duhet të pres dikush që opozita është gardian i temave”.

”Aleanca nuk mendon se Kosova duhet të rrezikojë marrëdhëniet me SHBA-së, por në të kundërtën nëse nesër vjen projektligji me e votuar, mos pritni nga opozita që nuk e voton”.

”Nëse ligji për transformimin e FSK-së vjen ne Kuvend Aleanca e voton, pikë” është shprehur Gjini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme