Kryetari i Gjakovës që është edhe nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i kënaqur me rezultatin që kjo parti ka arritur në këtë komunë por jo edhe me votat e fituara në nivel të Kosovës.
Gjini, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se rezultati i AAK-së reflekton punën e mirë që ai ka bërë në Komunën e Gjakovës.
“Për AAK-në është fitore historike, pasi është numri më i madh i votave i arritur ndonjëherë në Komunën e Gjakovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Gjakovës thotë se kanë pritur edhe më shumë në Gjakovë por janë falënderuar ndaj qytetarëve për mbështetjen e dhënë.
“Sinqerisht në nivelin qendrorë kemi pritur rezultate më të mira”, tha Gjini.
Nënkryetari i AAK-së thotë se shpreson që projektet e rëndësishme për Gjakovën të mos ndalen pavarësisht se kush vjen në krye të qeverisë.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...