Nën organizimin e nxënësve të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”, qindra protestues morën pjesë në marshin protestues, “Turmë jo lojë”, që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Këtij marshi u janë bashkangjitur edhe qytetarë të shumtë, përfshirë edhe ish- Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan arbresh.info.
Kjo protestë vjen pas një video që u publiku në media, ku shihen disa fëmijë duke ngacmuar një vajzë 6 vjeçare në oborrin e shkollës fillore në Prishtinë, “Faik Konica”.
Protesta filloi nga sheshi “ZahirPajaziti” për të vazhduar deri tek Teatri Kombëtarë.
Me pankarta ne duar nxënësit e gjimnazeve kërkuan të drejtat thelbësore që po u mohoheshin atyre.
Në thirrjet e tyre përfshiheshin thirrjet si ” Du me msu jo me m’ ngacmu”, “Lule e kuqe lule e bardh jam viktimë e klasës parë”, “Edukim seksual në shkolla”, e shumë thirrje të tjera.
Megjithatë, në këtë protestë nuk u respektuan masat anti-Covid, gjë që bëri Policinë e Kosovës të ndërmarr masa, duke kërkuar nga protestuesit të mbajnë distancën.
Ndryshe, para disa ditëve në media është publikuar një video, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...