Më shumë se dy javë kanë kaluar që kur ka nisur greva e përgjithshme në sektorin e arsimit në Kosovë. Pavarësisht që zyrtarë të SBASHK-ut kanë dekalruar se greva do të vazhdoj, një gjë të tillë ka vendosur të mos e bëjë Gjimnazi “ Ismail Qemali”, në Kamenicë.
Ky Gjimnaz ka njoftuar se nesër (e hënë) do të fillojë mësimi.
“Të dashur nxënës! Të nderuar prindër dhe mësimdhënës!Ju njoftojmë se procesi mësimor në vitin shkollor 2022/23 në Gjimnazin “Ismail Qemali” do të filloj nesër më datë 12.09.2022 edhe atë nga ora 08:00. Prindër të dashur faleminderit për besimin që na keni dhënë për arsimimin e fëmijëve tuaj, të nderuar mësimdhënës ju falënderojmë pa fund për përkushtimin dhe punën tuaj të pa lodhur në edukimin e brezave të rinj! Nxënës të dashur duke ju uruar shëndet dhe sukses në rrugën e dijës ju premtojmë se do të jemi përherë pranë jush! Suksese!”, është shkruar në faqen e kësaj shkolle, në Facebook.
Ndryshe nga SBASHK kanë deklaruar se orët e humbura gjatë këtyre dy javëve nuk do të zëvendësohen. Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt te Ligjit te pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...