Gjilani pranon pesë respiratorë, 42 karroca dhe 36 shtretër hidraulik nga bashkatdhetarët nga Gjermania

17:53 | 28 Dhjetor 2020
L G

Komuna e Gjilanit ka pranuar të hënën pesë respiratorë të oksigjenit, 30 karroca, 36 shtretër hidraulik dhe 12 karroca shëtitëse, nga bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, donacionin e ka pranuar nënkryetari Arbër Ismajli, i cili i ka falënderuar bashkatdhetarët nga Gjermania, sikurse edhe gjermanin Dr. Schnatmann, njofton Klan Kosova

“Ky donacion që e kalon vlerën e më shumë se 70 mijë euro, flet shumë se çfarë shpirti human kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët kurrë nuk kanë hezituar për t’i dalë në mbështetje vendlindjes, sa herë që ka qenë nevoja. Unë i falënderoj shumë sepse kjo është ndihmë e jashtëzakonshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për pacientët”, tha Ismajli.

Bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, derisa u zotuan se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për qytetarët e kësaj komune.

Falënderim për donacionin e bashkatdhetarëve ka shprehur edhe menaxheri i shoqatës Handikos, Fatmir Shurdhani, i cili tha se ky është njëri nga kontingjentet më të mëdha të ndihmave që kanë ardhur për personat me aftësi të kufizuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme