Mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Gjilan, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive në këtë komunë të shkojë në 62.
Detaje rreth numrit të testimeve dhe gjendjes së të infektuarve ka dhënë nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli.
Sipas tij, nga ky qytet sot janë marrë 40 mostra për testim, derisa thotë se gjendja e të prekurve me COVID-19 është e mirë.
“Sot janë marë rreth 40 mostra në Gjilan. Raste aktive i kemi 62 momentalisht. Gjendja sipas mjekëve është stabile”, ka thënë Ismajli për Express.
Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Fushë Kosova, Vushtrria, Mitrovica, Gjilani, Drenasi, Gjakova, Skenderaj, Kacaniku, Lipjani, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Kamenica, Malisheva, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Graçanica, Klina, Mamusha, Shtimja dhe Zubin Potoku.
Nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me këtë sëmundje, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...