Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dalë në konferenë për medie pas tragjedisë së ndodhur sot në familjen Bllaca, ku u shuan 5 antarët e kësaj familje.
Haziri tha se rasti është në hetime e sipër.
Ai po ashtu u shpreh se ka qenë një familje shumë e ndershme, por problemet që kanë pasur kanë shkaktuar këtë tragjedi.
“Është tronditës lajmi që sot në mesditë ka ndodhë, jo vetëm për familjen e lagjën, por i gjithë Gjilani është në zi. Rasti është në hetime e sipër, Prokuroia e Forenzika janë duke e zbardhur rastin. Është shuar një familje, është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë, ka qenë një familje e ndershme, por problemet që kanë pasur e kanë shkaktuar këtë tragjedi. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”, tha Haziri.
Sa i përket ditës së varrimit, Haziri tha se të gjitha janë të koordinuara me BIK-un, dhe se ditën e varrimit do ta shpallin ditë zie në Gjilan.
“Ju lus të bashkëpunoni me policinë dhe prokurorinë, unë kam pas takim me institucionet e shtetit, komuna do të jetë pranë familjes së mbetur. Ne do ta koordinojmë të gjithë ceremoninë, kam propozu që të jetë ditë zie”,
Familja 5 antarëshe Bllaca u shua pasditen e sotme pasi vajzat e tyre e cila ishte edhe zyrtare policore, Valdete Bllaca, dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/839944416453260
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...