Pas konfirmimit të nëntë rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Gjilanit, kjo komunë ka marrë vendim që ta mbyllë përkohësisht Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Ky vendim u morr pasi mbrëmë nga nëntë rastet që u konfirmuan me coronavirus, katër prej tyre ishin nga stafi mjekësor i Repartit të Pediatrisë, një mjek dhe tre infermierë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
“E kemi pezulluar punën në Repartin e Pediatrisë për shkak se mbrëmë një mjek dhe tre infermierë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është mbyllur Pediatria përkohësisht”, ka thënë Ismajli.
Ai ka shtuar se nuk dihet për sa kohë ky repart nuk do të funksionojë.
“Nuk dihet deri kurë do të jetë e mbyllur për shkak se janë duke u hulumtuar listat e kontaktit, sot është marrë një numër i konsiderueshëm i mostrave nga listat e kontakteve që kanë jep infermierët dhe doktori, edhe po besoj që deri sa të finalizohet nuk do të hapet. Shërbimet nuk kanë mbet keq sepse janë bartë në ambulantet e mjekësive familjare në qytet dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, tha Ismajli.
Ismjali shtoi se sot pritet të testohen afro 70 qytetarë, në rast se pasdite nuk do të ketë shtim të numrit të mostrave.
“Deri në këto momente kur po flasim numri i personave që pritet të testohen sot është afro 70 , nëse nuk merret edhe pasdite ndonjë mostër”, u shpreh Ismajli. /Telegrafi/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...