Gjilani gati për ta pritur presidentin shqiptar, Bajram Begajn

12:44 | 10 Prill 2025
K.B

Komuna e Gjilanit i ka kryer të gjitha përgatitjet për ta pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Begaj do të shpallet “Qytetar Nderi”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vizitoj sot Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni.

Në agjendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45, përcjell Arbresh.info.

Begaj po ashtu do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.

Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedoj me bashkëbisedoj me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm