Komisioni komunal i Gjilanit i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, pas punës së madhe në pesë ditët e fundit, ka bërë vlerësimin preliminar të dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve.
Bekim Bajram, i drejtor për Urbanizëm, njëherësh kryetar i Komisionit, ka bërë të ditur se në bazë të vlerësimit preliminar, kosto e dëmeve e kalon shifrën 1.5 milion euro.
“Bashkë me anëtarët e Komisionit e kemi bërë vlerësimin në zonën e Stanishorkës, pjesa veriore dhe në Livoç të Epërm. Deri të hënën besojmë se do t’i regjistrojmë të gjitha rastet e prekura edhe në zonën e jugut të lumit Stanishorka, në Livoç të Poshtëm e ndonjë pjesë tjetër. Kosto e dëmeve, sipas vlerësimit preliminar, e kalon shifrën e 1.5 milion euro”, ka bërë të ditur Bajrami.
Bajrami ka konfirmuar se dëmet janë kryesisht në objektet familjare, mobileri, inventar, pajisje te ndryshme, aparate, stoqe ushqimore, dëmtime në konstruksion, artikuj biznesi, makineri, automjete, vetura, bujqësi etj.
“Një fat i madh është që lumi Mirusha është mbuluar dhe kanalizuar, duke evituar dëmet edhe më të mëdha në pjesën qendrore të qytetit”, tha kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Gjilan, Bekim Bajrami.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...