Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Gjilanit, CDI-DORSCH-it (zyra e qeverisë zvicerane) dhe Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, për investimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin”, fshatin Verbicë e Kmetocit, Bilinicë, Vrapqiq dhe pjesën e djathtë të rrugës nga kolegji “Fama” e deri te pompa “Ferizi Petrol”, për të përfunduar deri te tuneli, që kap një vlerë të investimeve mbi 800 mijë euro.
“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt. Pjesëmarrja është e ndarë në tri pjesë, ku CDI ka marrë përsipër furnizimin me gypa të kualitetit të lartë dhe ujëmatës, KRU “Hidromorava” ka marrë përsipër hartimin e projekteve dhe Komuna e Gjilanit pjesën tjetër që në total kap vlerën prej mbi 800 mijë euro. 467 mijë euro është bërë nënshkrimi i marrëveshjes, por kur kësaj i shtojmë edhe 350 mijë euro gypat dhe ujëmatësit, atëherë del shuma e cekur prej mbi 800 mijë euro dhe është zgjidhje e problemit me ujë të pijes për një kohë afatgjate”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, transmeton Indeksonline.
Edhe Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka thënë se kjo kompani, falë Komunës së Gjilanit dhe fondeve të qeverisë së Zvicrës – CDI, po mundësojnë zgjidhjen e problemit afatgjatë me ujë të pijes për banorët e lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Gjilanit.
Ndryshe, pas përfundimit të projektit, e gjitha kalon në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e KRU “Hidromorava”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?