Para 20 ditësh familjarët e një të miture në Gjilan, kishin raportuar në polici se kjo e fundit ishte zhdukur, ndërkaq të shtunën e mitura i tha policisë se gjatë asaj periudhe ishte duke bashkëjetuar me një 34-vjecar.
Sipas Policisë së Kosovës, e mitura ka raportuar se gjatë bashkëjetesës ishte keqtrajtuar nga 34-vjeçari.
Ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador