Gjilanasit i gjendet substancë narkotike, rasti vazhdon më procedurë të rregullt

10:11 | 11 Nëntor 2021
V. S.

Është intervistuar dhe pastaj është liruar një person në Gjilan pasi të njëjtit i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

“Rr. Isa Boletini, Gjilan, 10.11.2021-22:00. Është raportuar se gjatë kontrollit në trup, te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.71 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme