Google ADS

Gjilanasi ‘hasret’ i Gjinekologjisë

12:00 | 1 Janar 2018
Arbresh.info

Liburn Dema, është i vetmi kosovar që ushtron profesionin e mamisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka lindur në Gjilan dhe ka përfunduar Fakultetin në Universitetin e Prishtinës.

Dema në një intervistë për Arbresh.info rrëfen për punën e tij dhe nga kush është inspiruar për ta bërë këtë punë që në Kosovë konsiderohet deri diku si tabu.

“Kam lindur në Gjilan ndërsa një kohë kam jetuar në Gjermani, ndërsa pas luftës jam kthyer në Kosovë. Shkollën fillore e kam përfunduar në fshatin Zhegër, dhe shkollën e mesme e kam përfunduar në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’ në fshatin Zhegër, ndërsa Fakultetin e kam përfunduar në vitin 2013 në Fakultetin e UP-së në Prishtinë. Inspirimi ka qenë prej gjyshit. Gjyshi ka qenë infermier. Puna humane në mjekësi më ka tërheq dhe kam filluar edhe maminë pse jo”, rrëfen Dema për Arbresh.info.

Dema thotë se gjyshi i tij ka qenë udhërrëfyes për ta nisur këtë punë.

“Ai (Gjyshi) ka qenë në atë kohë teknik kur e ka përfunduar shkollën e ushtrisë. Si teknik medicinal ka qenë një njeri shumë i zoti dhe më ka inspiruar shumë ku në komplet zonën e Karadakut me mbajt si teknik e jo si doktor, është një punë e madhe”.

Për Demën një ditë punë në Gjinekologji është e zakonshme duke filluar nga përgatitja e sallës.

“Është një ditë e zakonshme. Unë punoj në sallën e operative këtu në Klinikën e Gjinekologjisë, kemi plan programin me të cilën pacientët i operojmë. Unë jam si instrumental që një muaj gati dhe dita shkon e zakonshme”, është shprehur Dema.

Për punën e tij të veçantë, thotë se merr përkrahjen e të gjithë stafit dhe nuk paragjykohet për punën që e bën.

“Deri më sot jo, përkrahje kam pas prej të gjithëve si prej doktorëve, motrave dhe prej të gjithëve”, thotë Dema për Arbresh.info.

Dema rrëfen se kur e shohin pacientet, fillimisht mendojnë se është mjek, por ka raste që kur e kuptojnë se është mami mbesin të habitura.

“Kur më shohin si djalë mendojnë që janë doktor, por unë e deklaroj se jam mami, ju vjen nganjëherë çudi, po nuk ka pas paragjykime”, është shprehur ai.

Dema tregon shumë persona janë befasuar në kuptimin e mirë kur kanë mësuar se ai është mami.

Ndërkaq, futbolli është i vetmi profesion për të cilin e kishte lënë profesionin që ushtron aktualisht./B.Agushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme