Komuna e Gjilanit sot në mbrëmje do të fillojë fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjasë katër ditë me radhë për eliminimin e insekteve.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka informuar qytetarët për këtë angazhim që bënë Komuna e Gjilanit në kuadër të këtij projekti.
“Drejtoria jonë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së katërt të dezinsektimit të hapësirave publike në gjithë komunën, duke përfshirë edhe qytetin dhe fshatrat. Kemi qëllim eliminimin e të gjitha llojeve të insekteve që janë penguese për qytetarët e Gjilanit, kryesisht gjatë ditëve me mot të nxehtë dhe në mbrëmje”, ka thënë Hajrullahu.
Ai u ka bërë thirrje bletarëve që t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, mund të jetë i dëmshëm për bletët
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare