Google ADS

Gjilan: Nëna keqtrajton fëmijën e saj, intervenon policia

09:10 | 9 Maj 2023
E.H

Një grua në Gjilan e cila ishte në gjendje të rëndë psikike, ka keqtrajtuar fëmijën e saj, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor psikik në Spitalin e Gjilanit, ndërsa fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Gjilan 08.05.2023 – 19:15. Pas informatës se një femër kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme