Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. M,, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 3 vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë.
Gjykata Themelore bën të ditur se i pandehuri B. M. me datë 17.02.2019, rreth orës 13:05 minuta, në shtëpinë e tij në fshatin Pozhoran të Vitisë, pa autorizim ka shitur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 2.1 gram në shumë prej 40 euro të pandehurve S. S. dhe N.S, transmeton Telegrafi.
“Të njëjtën ditë, gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë në shtëpinë e tij janë gjetur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 31.9 gram, tre paketime me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë 2 gram dhe dy qese substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 1.3 gram. Të pandehurit gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë e zjarrit “Bereta” të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në njoftim.
Më tej, Gjykata Themelore thekson se “Me këto veprime i pandehuri ka kryer dy vepra penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve apo substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.
Kryetari i trupit gjykues Zyhdi Haziri, për këto tri vepra penale, të akuzuarin e ka gjykuar me dënim unik prej tre vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë.
Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do të i llogaritet edhe e koha e kaluar në paraburgim nga data 19.02.2020, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...