IKSHPK sot ka njoftuar se kanë rezultuar edhe 18 raste të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë.
Prej këtyre 18 rasteve, 6 nga këto janë nga Gjilani, duke rezultuar kështu 4 në qytet dhe 2 në fshatin Përlepnicë.
Detaje në lidhje me këto rastë ka dhënë edhe kryetari i komunës së Gjilanit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
#Dita63. Sapo u njoftum nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nga 67 mostrat, 6 rezultuan pozitive me #Covid19, 4 prej të cilave në qytet dhe 2 në Përlepnicë. Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore.
Ndërkohë, gjatë ditës, pata kënaqësinë që ta pres për vizitë pune munistren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, miken time Hykmete Bajrami, e cila e vlerësoi Gjilanin si modelin më të mirë në Republikës për zhvillimin e mësimit në distancë.
Falëmnderit shumë për mbështetjen e madhe!
Përndryshe, Gjilani po vazhdon me sukses programet e mësimit online. E uroj për mbajtjen me sukses të Kuizit të Diturisë shkollën e artit pamor “Adem Kastrati”!
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...