Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 29.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka dërguar në vuajtje të dënimit personin e kërkuar Shqiptar Kosovar E.K. (1980) i cili ishte ndalur në pikën kufitare Dheu i bardhë.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ me dënim burgimi prej një vit e 45 ditësh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. /arbresh.info/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...