Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet se kanë djegur me benzine një veturë ne fshatin Bresalc.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 24 tetorit, ku në stacionin policor në Gjilan është paraqitur rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Lidhur me këtë rast, më 31 tetor, policia ka arrestuar të dyshuarit B.S. dhe E.K.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirumar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Arrestohen dy të dyshuar për një rast “shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” Me datën 24 tetor 2020 rreth orës 22.17 në stacionin policor në Gjilan ishte paraqitur rastit “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm ” i ndodhur ne fshatin Bresalc . Persona te panjohur kishin ndezur me benzin veturën e llojit Golf III ,ngjyre e kaltër me targa 06 pronë e ankuesit po nga ky fshat. Pas nje pune hetimore operative mirë të organizuar njësitet e hetimeve te stacionit policor te Gjilanit me 31 Tetor 2020 kanë arrestuar të dyshuart B. S.(1983) si i dyshuari kryesor i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjet prova të qëndrushme se ai e ka kryer këtë veprë ne tersi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998) të dyshuarit me vendim te prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit. Për momentin motivet e këti rasti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitrt e hetimeve stacioni Policor i Gjilanit”, ka thënë Hashani./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin