Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka shqiptuar një dënim për një furrë në Gjilan.
Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.
Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak.
“Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime.”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...