Një kandidat dinjitoz, që do të bëjë si duhet detyrën e Presidentit, kështu e përkufizoi sekretari I përgjithshëm I PS, Damian Gjiknuri kandidatin që maxhoranca do të dërgojë në Presidencë.
Ndonëse nuk foli me erma konkretë Gjiknuri tha se grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.
Ndër të tjera, ai kërkoi durim deri në darkë, ku pritet të zbulohet edhe emri i kandidatit që do I kalojë për votim seancës plenare.
“Emri i presidenti do diskutohet sot në Kryesi ku është marrë opinioni i deputetëve. Grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.
Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia a e PS sot do marrë vendim. Sot pasdite, do mësoni edhe kandidatin. Do jetë shumë dinjitoz që do e bëjë sic duhet detyrën e presidentit, dhe jo modeli i deritanishem” -u shpreh Gjiknuri./arbresh.info/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...