Pas një krize 7 muajshe të mos prodhimit, gjiganti metalurgjik Ferronikeli në Drenas, tani po përballët me një tjetër problem. Kjo fabrikë ka tre javë që ka ndalë prodhimin.
Burime të Indeksonline brenda kësaj fabrike, bëjnë të ditur se prodhimi është ndalur që më shumë se dy javë.
Kjo për shkak se një pjesë e kulmit të furrës elektrike që është pjesa kryesore në prodhim, është dëmtuar.
Ndonëse, janë duke u bërë përpjekje që furrat të riparohen, kjo mund të merr kohë dhe nuk dihet se kur do të mund të nis prodhimi për shkak të kostos shumë të lartë që po u kushton riparimi i tyre, raporton Indeksonline.
Ky burim bënë të ditur se problem për të nisur prodhimin është edhe rryma elektrike. Kjo pasi që nga 1 prilli ky gjigant do t’i nënshtrohet çmimeve te tregut ndërkombëtar të energjisë elektrike.
Ndërsa, rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktor janë në pritje të nisjes së prodhimit.Ata aktualisht po merren vetëm më riparime, por jo me prodhim.
Kujtojmë që kjo fabrikë në vitin 2016 u përball me një krizë 7 muajshe të mosprodhimit për shkak të mungesës së rezervave.
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar