Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas gjetjeve mortore në Bishtazhin të Gjakovës, të cilat dyshohen se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se punimet në këtë vend do të vazhdoj në edhe ditët në vijim duke shtuar se mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore me qëllim të identifikimit të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Sot, ekipet mjeko ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.”, ka shkruar Haxhiu.
Më tej, ajo tha se ky lokacion ka qenë varrezë masive ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë e të cilët, siç thotë Haxhiu, janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në Serbi.
“Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre.”, ka thënë ministrja Haxhiu./Arbresh.info/
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...