Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se gërmimet për të pagjetur në varrezat masive në Kizhavec të Serbisë janë duke vazhduar, megjithëse për shkak të motit intensiteti i tyre ka rënë.
Ai ka deklaruar që duket se janë duke ju afruar vendit ku dyshohet të ketë mbetje mortore dhe se bashkëpunimi me autoritetet lokale është në nivel.
“Sot është dita e dytë e gërmimeve. Intensiteti ka rënë pak për shkak të kushteve atmosferike, por puna është duke vazhduar”.
“Me gjasë jemi duke ju afruar pikës ku dyshohet të ketë mbetje mortore. Mbetet të shihet nëse përpjekjet do të rezultojnë me sukses”.
“Bashkëpunimi me autoritetet lokale është përgjithësisht i mirë, në kuptimin që nuk ka ndonjë pengesë në gërmime”.
Ai ka shtuar se nga katër gërmimet e kaluara të punimeve, në atë zonë nuk ka pasur gjetje të trupave që nga viti 2015.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...