Sot është raportuar se në Novi Pazar janë gjetur disa mbetje mortore, megjithatë kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë për lajmi.net se sipas të gjitha gjasave këto mbetje mortore nuk janë nga lufta e fundit në Kosovë, por nga Lufta e Dytë Botërore.
Megjithatë, ai ka thënë se duhet të pritet fjala e forenzikës për këtë çështje.
“Kemi informata se atje ka gjetje, por atje janë të angazhuar edhe gjykatësi dhe prokurori dhe tani është çështje e forenzikës, por sipas të gjitha gjasave, këto janë nga vitet e Luftës së Dytë Botërore, megjithëse fjalën e fundit do ta japin ekspertët. Unë kam rënë në kontakte me përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, edhe ata thonë kështu. Por tani forenzika mbetet që ta thotë fjalën e fundit, port ë gjitha gjasat janë që këto mbetje mortore nuk kanë të bëjnë me luftën e fundit”, ka deklaruar Gjetaj.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...