Kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se që nga përfundimi i luftës e deri tani, në Serbi janë gjetur mbetjet mortore të 902 trupave.
Në gjashtë muajt e fundit, Gjetaj ka thënë se janë gjetur vetëm dhjetë mbetje mortore.
“902 trupa deri tani janë gjetur në varrezat masive në Serbi. Nuk e di a është përmendur ndonjëherë. Pjesa më e madhe e tyre është gjetur në gropat në Batajnicë. 54 së fundmi u gjetën në Rudnicë të Rashkës”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Gjetaj ka thënë se adresa kryesore për të pagjeturit mbetet Serbia. Ka shtuar se shumica e të pagjeturve janë në varreza masive në Serbi, ose kanë përfunduar në furrnalta.
“Adresa jonë për të pagjeturit mbetet Serbia. Jemi të bindur se ata kanë informata se ku gjenden varrezat masive. Tipik është rasti i Rudnicës. Mezi lejuan nisjen e kërkimeve, pas shumë kundërshtimeve. Pati gjetje, por tani po dalin kontaktet që kemi pasur nga punimet afër Rudnicës dhe thonë se e kemi ditur që ka pasur varrezë masive, por deri në njoftimin e Evropës ata nuk kanë bërë zë. Serbia pa presion apo pa interes nuk punon”, ka shtuar ai.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...