Google ADS

Gjersa Thaçi ndodhet në takim me Lajçak, tre persona brohorasin “Vetëvendosje” para Presidencës

17:26 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Disa persona kanë brohoritur “Vetëvendosje” para Kuvendit të Kosovës, pak para takimit të Presidentit me emisarin e BE’së për dialog, raporton T7.

Derisa mediat po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit ka pasur disa të rinj, të cilët kanë brohoritur “Vetëvendosje” para oborrit të Kuvendit, pastaj të njëjti janë larguar.

Policia po qëndron të hyrja e Kuvendit por që nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, kanë raportuar nga vendi i ngjarjes gazetarët.

Fillimisht emisari i BE’së për dialog, Mirosllav Lajcak po mban takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

I njëjti pas takimit me Thaçin do të takohet me krye parlamentaren Vjosa Osmanin dhe më pas me kryeministrin Avdullah Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme