Policia ka arrestuar një shtetas gjermano-rus nën dyshimet se ka kryer sulmin ndaj autobusit të ekipit Borussia Dortmund, ku prokurorët thonë se bombardimi ishte motivuar nga lakmia financiare.
Njësiti i përgjigjes taktike ka arrestuar një burrë me emrin Sergej W në zonën e Tuebingen, 30 km në jug të Shtutgartit, transmeton portali arbresh.info.
Ai është akuzuar për vrasje në tentativë, duke shkaktuar një shpërthim dhe lëndime të rënda trupore, tha policia.
Autobusi i ekipit BVB ishte sulmuar me tri bomba pasi u largua nga hoteli për në stadiumin Westfalenstadion për çerek-finalen e Ligës së Kampionëve.
Në këtë sulm u lëndua mbrojtësi Marc Bartra dhe një polic, gjë që bëri që ndeshja të shtyhej për të nesërmen.
Hetuesit gjetën një letër në afërsi të vendit të krimit që dukej se merrej përgjegjësia në emër të Shteti Islamik, por policia gjermane dyshoi në autenticitetin e shënimit./Arbresh.info
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...