Në mars të viti 2018, Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë në qeverinë e Gjermanisë, Zvicrës, Francës dhe Malit të Zi që të njohë patentë shoferët e Kosovës, por, këto shtete ende nuk i kanë kthyer përgjigje Kosovës.
Është i madh numri i qytetarëve të Kosovës që kanë kërkuar të ju njihet patentë shoferi në vendet tjera të Bashkimit Evropian, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Sipas ekspertëve të komunikacionit edhe një kohë të gjatë, patentë shoferët e Kosovës nuk do të njihen në vendete tjera sepse Kosova nuk është e anëtarësuar në organizatën botërorë për patentë shofer. Mos anëtarësimi në këtë organizatë kushtëzon që të mos t’u njihen patentë shoferët përveç nëse vendet lidhin marrëveshje të veçanta si marrëveshja që u nënshkrua këtë javë mes Kosovës dhe Maqedonisë për njohje reciproke të patentë shoferëve dhe hyri në fuqi menjëherë.
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme u ka dërguar kërkesë për njohje reciproke të patentë shoferëve ministrive të brendshme të Gjermanisë, Zvicrës, Francës dhe Malit të Zi, por, sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Izmi Zeka, këto shtete ende nuk kanë kthyer përgjigje rreth kërkesës së tyre.
“Në muajin mars kemi paraqitur kërkesat për njohjen e patentë shoferëve në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Malin e zi, d.m.th kemi bërë kërkesa që me këto shtete të bëjmë një marrëveshje, por ende janë në procedurë e sipër. D.m.th çështje konkret të këtyre katër shteteve nuk kemi. Janë në procedurë”, ka thënë Zeka për portalin arbresh.info.
Përpos procedurave, arsye e vonesave dhe mos përgjigjes nga këto vende janë edhe problemet politike që ndikohen në disa shtete.
“Përpos procedurave janë edhe aspektet politike që po ndikojnë në disa shtete, megjithatë te ne besojmë që gradualisht që vendet e Ballkanit dhe me Gjermaninë e Zvicrën kemi interes përveç interesit shtetëror edhe të qytetarëve tanë”, ka thënë Zeka
Kosova që në vitin 2013 ka filluar iniciativat për njohje reciproke të patentë shoferëve me vendet tjera.
Zëvendësministri i brendshëm, Izmi Zeka, ka treguar për arbresh se janë në proces dhe diskutim edhe me vendet e tjera si Austrinë, Italinë, Slloveninë e Kroacinë.
“Iniciativat tona kanë filluar prej vitit 2013 për njohje reciproke për patentë shofer. Përshemdull e kemi iniciuar me shtetin e Austrisë mandej me Italinë, Sllovenin, Kroacinë e disa shtete tjera. Marrëveshjen ende janë në procedurë. Ende nuk kemi konfirmim të palëve që i përmenda. D.m.th ende nuk kemi ndonjë njoftim nga Austria, Italia, Sllovenia, e as nga Kroacia. Ne kemi filluar procedurat tona që na takojnë ju kemi dërguar këtyre shteteve por ende nuk kemi konfirmim në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Sipas ekspertit të komunikacionit Nol Dedaj arsyeja pse Kosovës nuk iu njihen patentë shoferët në vendet tjera është sepse Kosova nuk është e anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare për patentë shofer.
“Kosova duhet me qenë anëtare e konferencës botërore për patentë shofer dhe aty pastaj është e barabartë me të gjitha shtetet dhe fillon pranimi i patentë shoferit sepse aty tregohen kriteret e procedurat. Kosova kurrë nuk ka marrë pjesë në asnjë konferencë për patentë shofer dhe kjo është përgjegjësi institucionale. Përgjegjëse ministria e infrastrukturës është problemi se përse Kosova sot duhet të bëjë marrëveshje e nuk është e anëtarësuar në konferencën ndërkombëtare”
I pyetur se përse vendet si Gjermania nuk po interesohet që të nënshkruaj një marrëveshje si me Maqedoninë, Dedaj tha se vendet tjera kanë procedura të rrepta dhe standarde evropiane që Kosova nuk i plotëson.
“Nuk mundet me te njohtë Gjermania sepse Gjermania e ka patentë shoferin e ri. Patentë shoferi i ri lëshohet 3 vite i ri dhe pas tri viteve duhet me pas poligonin e sigurisë që me mujt ata mi verifiku njohurit e marra dhe lëshihet patentë shoferin valid. Ne Gjermani behet patente shoferi për të moshuar. E ne nuk i kemi këto kritere”, deklaroi Dedaj.
Portali arbresh.info ka provuar të kontaktoj me drejtorinë për patentë shofer në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës por nuk iu kanë përgjigjur thirrjeve tona.
Kujtojmë se gjatë javës Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe të Maqedonisë kanë nënshkrua një marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve e cila ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...